Çfarë do të bëjnë me 100 mijë euro nëse i fitojnë? Ja si përgjigjen finalistët e Big Brother VIP 5 Sonte, në mbrëmjen e shumëpritur, do të ndizen dritat e finales së madhe të Big Brother Vip Albania 5.
Pas një rrugëtimi prej 120 ditësh, 4 finalistët e reality show-të më të madh në Shqipëri, Mateo, Rogert, Miri dhe Selin do të përjetojnë natën më emocionuese të këtij edicioni, me surpriza dhe momente të paharruara.
Produksioni i BBVA po punon me profesionalizëm deri në detaje për të sjell tek publiku një spektakël madhështor, që premton të na mbajë mbërthyer para ekranit deri në orët e para të mëngjesit.
Regjisori Ergys Lubonja zbulon disa nga risitë e finales, një natë magjike, që do ti shtohet dhe një studio tërësisht e re.
“Gjëja më kryesore është që janë surpriza të personalizuara për çdo konkurrent finalistë. Për herë të parë në Shqipëri punohet me 7 regji njëkohësisht, pra janë 4 regji në shtëpi dhe 3 regji që do të jenë këtu. Pas shpatullave të mia, aty është ndërtuar komplet një studio e re që me hapjen e ledwall ju do të shihni krejt nje realitet të ri aty dhe çdo gjë mendoj se do të jetë në lartësinë e duhur. Gjej rastin t’i falënderoj pafund jemi mbi 400 vet këtu qe po bëjmë prova, po mundohen të gjithë për të dhuruar një spektakël të paharrueshëm. Vetëm të rrinë para ekranit në orën 21:00, do të shohin një magji”, tha regjisori i BBVA5, Ergys Lubonja.
Në një lidhje direkte me edicionin qëndror të l;ajmeve në Top Channel, gazetarja Kristi Gongo ka mësuar detaje rreth kësaj finaleje dhe çfarë ka rezervuar Vëllai i Madh për publikun.
Një mbrëmjen e madhe ku udhëtimi 120-ditor po vjen drejt fundit. Një spektakël i vërtet do shihet sonte. Për herë të parë këtë mbrëmjen do shihet një show i vërtetë me 500 dronë për të gjithë qytetarët.
Gjithçka është gati. E vetmja pyetje që mbetet: KUSH E FITON BIG BROTHER VIP ALBANIA 5?
Sonte me Ledion Liçon, ora 21:00 vetëm në TOP CHANNEL.
Top Channel