Aksident në Kukës/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para
Një 41-vjeçare, banese në Tiranë ka rënë në gjurmët e policisë për shkak të një mashtrimi të kryer ndaj një shtetasi irakian. Dyshohet se A. Z. i ka marrë 6 mijë euro irakianit me premtimin se do t’i siguronte azil politik në vendi tonë.
Në fund ajo nuk ia ka dalë ta përmbushë misionin e saj dhe nuk i ka kthyer paratë, çka edhe ka bërë që çështja të përfundojë në polici dhe 41-vjeçarja të procedohet penalisht.
NJOFTIMI I POLICISË – Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A.Z., 41 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ajo dyshohet se i ka marrë shumën prej 6000 eurosh një shtetasi irakian, me premtimin për kryerjen e procedurave për t’i siguruar azil politik në RSh-së, por nuk e ka përmbushur këtë angazhim dhe nuk i ka kthyer paratë.
Top Channel