Aksident në aksin Milot-Lezhë/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen dy pasagjerë

18/04/2026 18:27
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Lezhë, ku u përfshinë tre automjete.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Milot–Lezhë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin B. L., automjeti me drejtues shtetasin H. J. dhe automjeti me drejtues shtetasin K. N.

Si pasojë e aksidentit, dy pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin H. J, janë transportuar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel