Aksident me vdekje në aksin Milot-Rrëshen, makina përplas këmbësorin 70-vjeçar
18/04/2026 22:45
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Rrëshen ku ka humbur jetën këmbësori 70-vjeçar.
Automjeti me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur për vdekje këmbësorin i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Njoftimi:
Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Milot–Rrëshen, një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. L., rreth 70 vjeç.
Si pasojë, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel