LAJM I FUNDIT/ Policia nuk lejon protestuesit të shkojnë në Kuvend, nisin përplasjet fizike Një zjarr aksidental që nisi nga dera e pasme e një marketi, vendosi në rrezik jetën e banorëve të pallatit dhe dogji 71 apartamente, investimin e një jete.
Inxhinierët thonë se fajin e pati fasada pasi sipas rregullave teknike pallati nuk duhet të vishet me materiale të djegshme, por me cilësinë e një materiali që I reziston temperaturave të larta të flakëve.
Edhe pse zjarri u shua, ndjesia e frikës për banorët që e përjetuan tmerrin e flakëve ende nuk është larguar. Për Glenda Beqon, banore e këtij pallati thotë se në ato çaste rëndësi kishte vetëm jeta e djalit të saj 3 vjeçar.
“Isha në shtëpi me tim bir 3 vjeç e gjysmë, nuk kishte asnjë alarm dhe asnjë shenjë. Nuk qe panik, por mpirje, dola zbathur me fëmijën në krah, kur zbrisnim shkallët binin copat nga lart. Siç ta thash ishte një tmerr”, thotë Glenda Beqo, një nga banoret e pallatit.
Flakët e zjarrit bën hi mundin e një jete.
“Kam një apartament këtu e kam blerë në 2022 dhe kur e bleva ka qenë 900 euro metri katrorë, dhe kushtoi 100 mijë euro. Ky është investimi I jetës plus që kam dhe kredi që më duhet ta shlyej ende”, tha ajo.
Zjarri solli pasoja për të gjithë kompleksin, prej dy ditësh në këtë objekt është ndërprerë energjia elektrike dhe uji.
Bedri Allkja në këtë kompleks nuk ka vetëm shtëpinë por edhe biznesin, ai thotë se oshe dhe UKT duhet të ndërhyjë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Fatmirësisht ne kemi shpëtuar, na ka ardhur flaka deri tek apartamenti ngjitur. E kam blerë para 4 vitesh 140 mijë euro. Po presim OSHEE-në të sjellë teknikët, fatkeqësisht deri më tani nuk janë parë. Kjo situatë nuk duhet të vazhdojë pafundësisht”, shprehet një tjetër banor.
71 familjet e prekura nga zjarri janë në pritje të zgjidhjes se cila do të formulë që do sigurojë strehimin e tyre. Dera e të afërmve nuk mund të qëndrojë e hapur për shumë kohë.
“Çfarë do të bëhet me strehimin tonë, pasi duam të mësojmë nëse do të marrim bonus qeraje apo si. Nuk mund të qëndrojmë pa fund tek të afërmit, nuk mund të jetohet kështu”, shtoi qytetarja.
Banorët shpresojnë që kompania Arlis, të rindërtojë shtëpitë e tyre nga e para, por kësaj here më një fasadë që mban larg flakët e zjarrit.
Top Channel