Video/ Aksident i tmerrshëm në Britani, momenti kur një automjet ushtarak përmbyset në mes të rrugës

17/04/2026 17:06

Një aksident i rëndë rrugor në një autostradë në Mbretëria e Bashkuar ka tronditur opinionin publik, pasi pamjet e momentit kur një automjet ushtarak përmbyset po qarkullojnë gjerësisht në rrjet.

Sipas raportimeve, në video shihet një automjet ushtarak tip Land Rover Defender duke lëvizur normalisht në korsinë e majtë, kur papritur një Audi Q2 që ndodhej përpara ndryshon drejtim në mënyrë të papritur, duke i prerë rrugën.

Për të shmangur përplasjen, drejtuesi i mjetit ushtarak kryen një manovër të menjëhershme, por humbet kontrollin, duke bërë që automjeti të përmbyset në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, shoferi i automjetit ushtarak mbeti i plagosur rëndë, duke pësuar një frakturë në shtyllën kurrizore.

Ndërkohë, gjykata ka shpallur fajtore drejtuesen e mjetit tjetër, e identifikuar si Krenguta Aruxantei, e cila është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht dhe një gjobë prej 154 paundësh. Sipas vendimit, aksidenti mund të ishte shmangur nëse do të respektoheshin rregullat e qarkullimit rrugor.

Top Channel