Opinion/ Auron Tare: Qeleshja e ish-kryebashkiakut dhe nishanet e shtetit
Nga Ervis Iljazaj
Thirrja e Kryeministrit të Shqipërisë si dëshmitar në gjyqin për çështjen ‘’ Partizani’’ ku është i përfshirë Sali Berisha, është ndoshta lajmi më i rëndësishëm i zhvillimeve të brendshme të politikës shqiptare. Për herë të parë, një kryeministër në detyrë thirret të dëshmojë në një proces gjyqësor. Edhe pse thjesht si dëshmitar, ky është një vendim nga ato që thyejnë mentalitete të krijuara prej vitesh.
Nëse ka një gjë që Reforma në Drejtësi solli në raportet midis drejtësisë dhe pushtetit, është pikërisht dhënia fund e rrënjosjes së disa praktikave 35 vjeçare në Shqipëri. Për shembull kurrë më parë, askush nuk e mendonte që mund të hetoheshin apo arrestoheshin njerëz me pushtet të lartë politike, ish apo në detyrë. Kjo gjë ka ndodhur falës punës së SPAK dhe GJKKO. Megithë kritikat që mund të kemi për këto institucione, që në disa raste qëndrojnë, një gjë të rëndëishme ja solli Shqipërisë. Sot, nuk përbën aspak habi nëse një pushtetar praqitet në dyert e këtyre institucioneve, qoftë ministër, ish minisitër apo kryetar bashkie. Përkundrazi, pamjet e politikanëve që parakalojnë në dyert e drejtësisë janë bërë aq normale, saqë nuk përbëjnë as lajm. Vetëm disa vitë më parë kjo ishte një gjë e pabesueshme në percepitmin e opinionit të shoqërisë shqiptare.
Pa u futur në debatet teknike apo në raste konkrete të cilat kanë vend për diskutim, thyerja e këtij mentaliteti është ndoshta arrtija më e madhe e reformës në drejtësi. Drejtësia shqiptare ka patur dhe do të ketë gjithmonë probleme. Ligjet mund të rregullohen, reformat në sistemin e drejtësisë gjithashtu, por ajo që është e vështirë për tu arritur është pikërisht kurajoja e sistemit të drejtësisë për t’u marrë me njerzit me pushtet. Dhe këtë gjë, SPAK dhe GJKKO e ka arritur.
Edhe thirrja e Edi Ramës si dëshmitar në një proces gjyqësor, duhet parë në këtë perspektivë. Kjo tregon një stabilizim të proceseve gjyqësorë pa parë në sy personat që marrin pjesë në të, ish kryeministër apo kryeministër qoftë.
Sistemi i drejtësisë shqiptare ka vuajtur pikërisht në këtë drejtim. Padyshim që ka patur dhe probleme të tjera teknike dhe vashdon ti ketë, por ama për sa i përket raportit me pushtetin jemi në një gjendje totalisht të ndryshuar, për mirë sigurisht.
Thirrja e Edi Ramës si dëshmitar në procesin ku është përfshirë ish kryeministri Sali Berisha tregon dhe faktin se proceset në Shqipëri zhvillohen në bazë të ligjit dhe sipas procedurave. Pavarësisht akuzave ndaj këtyre isntucioneve se janë represive, ato thejsht kanë zbatuar ligjet e Republikës së Shqipërisë. Nëse ligjet janë represive, atëherë është problem i ligjeve dhe jo i prokurorëve apo gjykatësve që zbatojnë ato.
Shumë pak sot e vendosin në dyshim autonominë apo kurajon e këtyre strukturave për të hetuar krimin e organizuar dhe pushtetin. Madje kritika është nga e kundërta, se kjo strukturë është më represive seç duhet. Sigurisht që edhe kjo akuzë mund të jetë e vërtetë në disa raste, dhe ka vend për përmirësim. Por, ajo që është e vështirë për t’u arritur është pikërisht dhënia fund e kulturës të pandëshkrueshmërisë, dhe kjo kulturë, në Shqipëri tashmë ka marrë fund.
Top Channel