Digjen sërish gomat dhe kabllot pranë urës mbi lumin Mat, tymi përhapet kudo, nën hetim dy persona
17/04/2026 19:21
Një tjetër rast i djegies së gomave dhe kabllove është shënuar sot pranë urës mbi lumin Mat, në segmentin Milot-Lezhë, duke shkaktuar shqetësim të menjëhershëm për banoret e kalimtarët.
Ky fenomen i përsëritur vijon prej kohesh në këtë zonë, duke sjellë ndotje të rëndë të ajrit dhe duke rrezikuar shëndetin e komunitetit, si dhe duke ulur dukshmërinë në rrugë e rritur rrezikun për aksidente.
Vetëm dy ditë me parë, Policia e Lezhës procedoi penalisht dy shtetas të kapur në flagrancë duke djegur kabllo pranë brigjeve të lumit Mat.
Top Channel