Vijojnë tymi dhe flakët e shkaktuara nga djegia e gomave në brigjet e lumit Mat, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme mjedisore.
Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rënduar situatën në zonë.
Si pasojë, ndotja është përhapur në një hapësirë të gjerë, duke krijuar shqetësim për banorët përreth dhe për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë përgjatë aksit Lezhë–Milot, pranë urës së Matit.
Sipas burimeve, dyshohet se mbetjet hidhen nga serviset përreth zonës së Kurbinit, kryesisht goma dhe materiale plastike, të cilave më pas u vihet flaka.
Djegia e tyre po shkakton ndotje të lartë të ajrit, duke rritur rrezikun për shëndetin e banorëve dhe duke përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e mjedisit.
Top Channel