Qarkullonte me armë zjarri në qytet, pranga 23-vjeçarit në Bajram Curr

16/04/2026 08:43

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë në qytetin e Bajram Currit, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

Nga verifikimet rezultoi se 23-vjeçari i armatosur e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, ky shtetas kishte qëlluar më parë, me armë zjarri, në ajër.

Sekuestrohen arma e zjarrit me municion luftarak dhe automjeti.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie në qytetin e Bajram Currit. Për këtë rast u arrestua shtetasi:

-A. Gj., 23 vjeç, banues në Bajram Curri.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Bajram Currit, duke qarkulluar me automjetin tip “Benz”,  ku gjatë kontrollit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak.

Nga kryerja e testit të alkoolit, 23-vjeçari rezultoi në gjendje të dehur.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. Gj. ka qëlluar në ajër, me armën e zjarrit që e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel