Muzhaqi replikon me Berishën në Kuvend: Je këtu që kur kam lindur unë. Kreu i PD: Vjen këtu dhe lexon monologun e mashtrimit të së dielës të Ramës

16/04/2026 13:58

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me ironi mes ministres Bora Muzhaqi dhe kreut të PD-së, Sali Berisha.

“Ke këtu që kur kam lindur unë. Të lutem më dëgjo me qetësi, se kam diçka të rëndësishme për të folur”, iu drejtua socialistja demokratit teksa mori fjalën në Kuvend.

Kur flet dhe ti nuk e di domethënë. Ke këtu që kur kam lindur unë. Të lutem më dëgjo me qetësi, se kam diçka të rëndësishme për të folu. Braçe mos më merr inat por të them nja dy fjali për skemën e fermerëve.”, u shpreh Muzhaqi.

Berisha replikoi duke thënë “Të lexosh monologun e mashtrimit të së dielës së Edi Ramës është zgjedhja e saj. Dy gjëra do them. 10 ditë më parë parlamenti në Greqi hoqi imunitetin e 11 deputetëve vetëm për IPARD-in. Kurse ju i keni këtu, i mbron Rama, i gjen me hajni dhe i mban te zyra.

Top Channel