Zjarr në kompleksin e banimit përballë “Nënë Terezës”, flakët përfshijnë fasadën e jashtme të pallatit, zjarrfikëset në vendngjarje
14/04/2026 17:14
Një zjarr ka rënë në një kompleks banimi përballë spitalit “Nënë Tereza”.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shikohet që fasada e pallatit është mbuluar nga flakët, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe zjarrfikësja.
Top Channel