Presion kolosal mbi studentët, si po i ‘përdor’ Rusia universitetet për rekrutim ushtarak Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, njoftoi se Këshilli i Ministrave do të miratojë një dekret Mbretëror me të cilin do të nisë një proces i jashtëzakonshëm sistemimi për gati gjysmë milioni migrantë në vend.
Sanchez e përshkroi këtë iniciativë si një hap drejt normalizimit dhe drejtësisë, duke zgjedhur të mos e mohojë apo anashkalojë realitetin e pranisë së këtyre njerëzve në vend. Emigracioni, tha Sanchez, është thelbësor për ekonominë e Spanjës, veçanërisht për sfidat e lidhura me plakjen e popullsisë dhe nevojën për forcë punëtore që nuk mund të zëvendësohet vetëm nga teknologjia dhe automatizimi.
“Kombinimi i integrimit të mirë, organizimit efektiv dhe shfrytëzimit të potencialit të plotë të emigrantëve është rruga përpara,” u shpreh kryeministri spanjoll, i cili shtoi se të drejtat duhet të shoqërohen me detyrime dhe kontribut të barabartë në shoqëri. Sanchez e pranoi se emigracioni mund të sjellë sfida. Por ato sipas tij, zgjidhen më mirë përmes legalizimit dhe menaxhimit të përgjegjshëm.
“Sot kemi dy rrugë: të mbjellim frikë dhe të dënojmë mijëra njerëz, ose të menaxhojmë emigrimin me përgjegjësi dhe ta shndërrojmë në prosperitet të përbashkët. Spanja gjithmonë ka zgjedhur rrugën e dytë, dhe e bëjmë përsëri sot,” përfundoi Sanchez.
Top Channel