Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, banorët dalin me nxitim nga flakët
14/04/2026 17:28
Këto pamje dramatike vijnë nga një pallat i cili mori flakë mesditën e kësaj të marte pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.
Në videot e siguruara nga Top Channel, duket teksa një vajzë vrapon me qenin e saj, duke dalë nga pallati.
Në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, por dëme të konsiderueshme materiale.
Forcat zjarrfikse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po evakuohen banorët.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit që përfshiu një pallat të tërë.
Top Channel