Ambicia e madhe e Pogradecit, shpërblime ‘të çmendura’ për ndeshjen me Laçin dhe ngjitjen në Kategorinë Superiore
Hakan Calhanoglu është shumë pranë largimit nga Interi me Galatasaray që është gati të mbyllë operacionin për të rikthyer mesfushorin në vendlindje që në sezonin e ardhshëm.
Për momentin ka një diferencë të madhe mes ofertës dhe kërkesës për rinovimin e kontratës me klubin zikaltër që skadon në vitin 2027; Interi nuk ka ndërmend t’i konfirmojë pagën aktuale prej 6.5 milionë euro futbollistit duke i propozuar një rinovim kontrate me reduktim të pagës.
Por nga Turqia vijnë deklaratat e drejtuesit dhe opininistit Taner Karaman që për A Spor TV bëri një parashikim për merkaton e transferimeve.
‘Në 99%, Hakan Calhanoglu do të veshë fanelën e Galatasaray sezonin e ardhshëm, ajo diferenca prej 1% është se ende nuk është hedhur firma, por futbollisti ka dhënë fjalën e tij-tha Taner Karaman
Top Channel