Barcelona kërkon mrekullinë në Metropolitano, Yamal jep mesazhin motivues përmes Instagramit
Nesër mund të bëjmë gjëra speciale, por duhet të jemi shumë, shumë të vendosur për të arritur këtë objektiv. Po luajmë kundër kampionëve të Evropës, kështu që kjo e bën detyrën akoma më të vështirë, por jo të pamundur’-kështu u shpreh trajneri i Liverpool, Arne Slot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampioneve me Paris Saint Germain me skuadrën e The Reds që presin kampionët transalpinë me disavantazhin 0-2 të ndeshjes së parë.
‘Në radhë të parë iu kujtova futbollistëve të mi rezultatin 2-0-shtoi Slot-dukej diçka ndryshe siç e dimë të gjithë, por rezultati përfundimtar është 2-0. Në radhë të dytë, iu thashë se kemi treguar shumë herë se në ndeshje të mëdha ne kemi qenë në gjendje që të bëjmë paraqitje të jashtëzakonshme’.
Arne Slot e vijoi më tej mendimin e tij në konferencën për shtyp.
‘Në 49 ndeshje që kemi luajtur në shtëpi nën drejtimin tim, 36 herë ia kemi dalë të shënojmë 2 apo më shumë gola-vijoi trajneri i The Reds-sigurisht nuk i kemi luajtur të 49 ndeshjet kundër Paris Saint Germain, e kuptoj, por kundërshtarët në Premier dhe Champions League me të cilët jemi përballur kanë qenë shumë të fortë.
Top Channel