Aksion kundër call center në Tiranë pas “Exclusive” në TCH/ “Goditen” dy pika në kryeqytet, gjermanë dhe austriakë në ndihmë të hetimeve

13/04/2026 20:47

Pas dokumentarit të transmetuar në “Exclusive” në Top Channel mbrëmjen e kaluar, Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me krimet kibernetike dhe krimin ekonomiko-financiar, po kryen një aksion në Tiranë për call center.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson në rrugën e Kavajës janë identifikuar dy kate të një pallati që ishin kthyer në call center.

Po ashtu, një call center është zbuluar pranë kopshtit zoologjik në Tiranë. Në këto biznese janë dhjetra vende pune me operatorë.

Në ndihme të hetimeve janë edhe shtetas gjermanë dhe austriakë.  Prokurorja e çështjes është Rovena Zoto.

Një ditë më parë, Europol u përgjigj për Exclsuve duke u shprehur se po ndjekin cështje per të goditur fenomenin.

Top Channel