Ceremonia e Epitafit në Tiranë, qindra besimtarë ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04/2026 22:05
Qindra besimtarë kanë kremtuar të Premten e Zezë e cila simbolizon edhe vdekjen e Krishtit në Kryq.
Shumë qytetarë kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e Epitafit që është zhvilluar në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” të Tiranës.
Riti nisi nga Katedralja Ngjallja e Krishtit për të vazhduar nëpër qytet.
Me qirinj të ndezur në duar ata luten në këtë të “Premte të Madhe” që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit. E premtja e Zezë shënon vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, për t’u ringjallur mesnatën e së shtunës, kohë kur kulmojnë edhe kremtimet e Pashkëve.
E premtja e Zezë i paraprin të dielës së Pashkëve.
Top Channel