Barcelona, Cubarsi bën autokritikë: Marr përsipër përgjegjësinë për rezultatin ndaj Atleticos
Michael Olise mund të ishte futbollist i Milanit. Tashmë zbulohet prapaskena e merkato me protagonist lojtarin e Bayernit të Mynihut që ka qenë në shënjestren e kuqezinjve kur në rolin e drejtorit teknik ishte Paolo Maldini.
Në vitin 2021, ish mbrojtësi i Milanit mendoi për Olise që në atë kohë ishte 19 vjec dhe pjesë e skuadrës së Reading në Championship duke e parë atë si përforcimin e së ardhmes. Ndoshta, edhe ta çonte në Serie B për të testuar talentin e tij përpara se të vinte në skuadrën e parë
Shuma që duhej paguar ishte rreth 9 milionë euro, shifër që më pas u pagua nga Crystal Palace për t’i dhënë mundësinë të luajë në Premier League. Pak vite me vonë, Olise u transferua te Bayern i Mynihut për 53 milionë euro dhe aktualisht sipas Transfermarkt ai vlen plot 140 milionë euro. E vështirë të mos e mendosh pengun e kuqezinjve për ngurrimin për të tentuar lojtarin që po shfaqet si një ndër talentet më të mëdha të brezit të tij dhe që këtë sezon në Bundesligë ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 20 asist.
Top Channel