Me Inzaghin nuk luante kurrë; tani Muriqi shënon më shume se Yamal dhe …i hoqi titullin Realit të Madridit
Kriza e futbollit italian është tema që po diskutohet më shumë këto ditë dhe ai që e komentoi këtë ishte edhe Claudio Gentile, ish trajneri i kombëtares italiane të U21.
Gentile foli në një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Repubblica’ teksa në mënyrë të veçantë tregoi një episod që i ndodhi gjatë periudhës kur ishte në postin e tij në 2000-2006.
‘Skuadrat i bëjnë agjentët e futbollistëve, edhe Kombëtaren, sidomos Kombëtaren-tregon Claudio Gentile-kur punoja me U21 erdhën te unë me një çantë plot me parà: ‘është e jotja nëse merr ata që të themi ne’-më thanë. Dhe unë iu thashë të largoheshin menjëherë ose do të thërrisja karabinierët’
Më pas Gentile foli për ngjarjet që pasuan.
‘Përfundoi me largimin tim-shtoi Claudio Gentile-nëse nuk je kukull nuk je pjesë e lojës, por kjo histori duhet të ndryshoje. Një futbollist kampion bote në 1982 si president i Federatës? Nuk jemi të korruptueshëm, nuk do të ndodhë’.
Top Channel