Detajet e ngjarjes dhe dyshimet e policisë, i dyshuari në darkën e Trump ishte mysafir në hotelin Washington Hilton 26/04 08:24
Të paktën tetë persona humbën jetën dhe një fëmijë mbeti i plagosur pas shembjes së një shtëpie në Kabul, si pasojë e një tërmeti me magnitudë 5.9 që goditi Afganistanin.
Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive, pas ngjarjes tragjike ekipet e emergjencës ndërhynë për të ndihmuar të prekurit dhe për të vlerësuar dëmet.
Ndërkohë, Qendra Gjermane e Kërkimeve të Gjeoshkencave bëri të ditur se tërmeti kishte magnitudë 5.9 ballë dhe goditi zonën e Hindu Kushit. Sipas të njëjtit burim, thellësia fokale e lëkundjeve ishte rreth 177 kilometra.
Autoritetet lokale vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa pritet një bilanc më i detajuar mbi dëmet materiale dhe numrin e të prekurve.
Top Channel