Tifozët e Premier League i thonë ‘jo’ sistemit VAR, mbi 75% e tyre janë kundër
Fenerbahçe nuk ia ndan sytë Vedat Muriqit. Klubi turk e kërkoi shërbimin e kapitenit të Kombëtares së Kosovës që aktualisht luan në La Liga me Mallorca edhe në merkaton e muajit janar, por në atë moment ky transferim nuk u realizua. Megjithatë shpresat e Fenerbahçe për të kthyer ‘Piratin’ në radhët e tij nuk janë shuar.
Në fakt klubi turk, që pushtoi median sportive me sjelljen në skuadër të Guendouzi dhe Kante, largoi 3 futbollistë të repartit të sulmit nga radhët e tij
Youssef En-Nesyri u transferua te Al Ittihad në operacionin që përfshinte edhe N’Golo Kante. Po kështu, klubi turk mbylli edhe kontratën me Jhon Duran, të cilin e kishin marrë me huazim nga Al Nassr në fillim të sezonit me kolumbianin që u transferua te Zenit St. Peterburg në Rusi. Po kështu edhe Cenk Tosun e mbylli kontratën e tij me Fenerbahçen për t’u transferuar te Kasımpaşa.
Por edhe pse kishte disa largime, Fenebahçe arriti të sjellë në skuadër vetëm 19 vjeçarin Sidiki Cherif nga Angers. Kështu klubi turk do të kërkojë një tjetër sulmues për sezonin e ardhshëm dhe emri i Vedat Muriqit vazhdon të lakohet në ambientet e tij. Së fundmi, Fenerbahçe ka marrë disa sinjalizime inkurajuese nga Spanja pasi sipas Fotomaç, Muriqi që aktivizohet me Mallorca e cila është në garë për mbijetesë në La Liga, do të largohet nga skuadra ishullore nëse kjo e fundit do të bjerë nga kategoria. Vetë Muriqi, që kërkohet edhe nga klube të tjerë evropiane, sipas medias turke, e ka Fenerbahçen zgjedhjen e tij të parë, duke qenë se te kjo skuadër ai ka luajtur edhe më parë. Mallorca, aktualisht është në vendin e 18 në kampionatin Spanjoll me 28 pikë, kur kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi i kampionatit.
Top Channel