“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup
Moderatorja e “Top Story”, Grida Duma, në podkastin e saj foli në rubrikën “Për’flasim”, për interesin e shqiptarëve në politikë.
Ajo u shpreh se populli shqiptar po bëhet apolitik me qëllim, ku sipas saj kjo kuptohet vetëm me pak pyetje që mund t’u bëhet njerëzve të thjeshtë, të cilëve nuk u intereson më politika.
Duma, teksa sqaroi dhe analizoi me detaje këtë situatë tregoi se kjo gjë është strategjike, pasi ata nuk kanë më besim tek sistemi politik në vendin tonë.
“Shoqëria po bëhet apolitike me qëllim diabolik. Është djallëzore kjo që po bëjnë. Të gjithë ata që munden ta bëjnë dhe të influencojnë, që njerëzit t’i largojnë nga vëmendja ndaj politikës. Po e përç֛mojnë njerëzit. Shqiptarët po e përçmojnë politikën shqiptare dhe nga kjo nuk është që po humbin politikanët apo klasa politike, po humb Shqipëria. Disa lëvizje të vogla dhe ti bën disa pyetje të drejtpërdrejta një njeriu që po shet, dikujt që ka një biznes të vogël, dikujt që ka taksi, dhe thonë nuk e ndjekim fare. Tipologjia e përgjigjeve është “dihet që ky e ka, nuk e marrin më ata”, “nuk votoj fare, dihet e marrin këta nuk kanë nevojë për ne”, po të vijosh më tej a e ndjek politikën, debatet politike, do të të thonë shumicën e rasteve se “ nuk ia vlen t’i ndjekësh se asgjë nuk ndryshon në jetët e tyre”.
Ajo që ndjehet është që në vend që të flitet nga politike dhe klasa politike për njerëzit për ndërgjegjësim, për t’i pasur bashkë në qeverisje, ka përfunduar që të jenë thashetheme. Njerëzit mendojnë se çfarëdo që të bëjnë asgjë nuk ndryshon në Shqipëri. Momentumi i fundit ka ndodhur më shumë se një javë më parë, kam pritur që njerëzit politikë cilido qofshin, në pozitë ose opozitë, të ngrihen zgupthi dhe të flisnin për të famshmin referendum që pritet të ndodhë për të ndryshuar numrin e deputetëve thotë kryeministri i vendit. Argumentimi që ka dhënë deri tani, që do ta kalojë në referendum popullor, është i tipit kanë qenë 1000 e ca deputetë në 30 e ca vite, dhe po të donin të pyesnin popullin të zbrisnin numrin e tyre, populli nuk do të kishte njeri që do të thoshte jo, do të thonin po.
Nuk është dilitante, as amatore, është strategjike. Është të mbarojmë punë me 3-4 kapakë pusete sikur po përdorim popullin kundër popullit, apo për popullin, ndërkohë që mekanizmat, argumentimet, nuk kanë lidhje fare me të mirën e shqiptarëve, me të kuptuarin e shqiptarëve se çfarë po ndodh, pasi i kanë mbyllur sytë dhe i kanë hequr interesin popullit. I kanë bërë apolitik, popullin më politik, ndoshta më politik ballkanik, siç janë shqiptarët. Ndërkohë që tani nuk kanë sytë, as veshët e njerëzve, ata mund të bëjnë çdo gjë. Ekzaktësisht këtë bën hajduti, të vjedh në momentin kur nuk ke mendjen, kur je në gjumë, ky gjumi apatik shqiptar, faktit që fjala në politikë nuk vlen fare. Ka rënë besa e fjalës, kanë thënë çdo gjë dhe kanë kundërshtuar çdo gjë në raport me fjalën e dhënë ndaj shqiptarëve”, u shpreh Duma.
Top Channel