Ndeshjet gjysmëfinale të playoffit të zhvilluara këtë të enjte kanë sjellë ndryshime në klasifikimin e FIFA, ndryshime që kanë prekur edhe Kombëtaren shqiptare dhe atë të Kosovës.

Padyshim që pas disfatës me Poloninë në Varshavë për kombëtaren kuqezi pritej një rënië në renditje dhe në fakt kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho kanë humbur 1 pozicion dhe e shohin veten në vendin e 64 me 1391.64 pikë, 9.42 pikë më pak se në klasifikimin e mëparshëm.

Ndërsa Kosova që arriti një rezultat historik duke mundur Sllovakinë për t’u kualifikuar për në finalen e playoffit vijon të fitojë pozicione dhe këtë radhë është ngjitur edhe me një shkallë në klasifikim duke shkuar në vendin e 78 me 1325.43 pikë duke fituar 16.59 pikë në krahasim me renditjen e mëparshme.

Përsa iu përket vendeve të para, Spanja vazhdon të jetë në krye të klasifikimit, ndërsa në vendin e dytë tani është ngjitur Franca që arriti të fitojë në miqësoren me Brazilin në mbrëmjen e së enjtes 2-1, duke spostuar në vendin e tretë Argjentinën, kampione në fuqi të botës. Fitoi një pozicion edhe Portugalia që është ngjitur në vendin e 5 duke zbritur në të 6, Brazilin e Ancelottit. Italia që fitoi me Irlandën e Veriut ka fituar 1 pozicion por vazhdon të jetë jashtë dhjetëshes më të mirë(pozicionohet e 12)që plotësohet nga Holanda, Maroku, Belgjika dhe Gjermania.

Top Channel