Washington Post: SHBA po mendon të dërgojë në Lindjen e Mesme armët që i kishte “lënë mënjanë” për Ukrainën
“Top Story” diskutoi për ndeshjet që Shqipëria dhe Kosova kanë, të rëndësishme për paly off-in.
Moderatorja Grida Duma shprehu dëshirën që një ditë Shqipëri-Kosovë të jenë një kombëtare e vetme.
Grida Duma: Unë do të doja, besoj është një idealizëm dhe jo aq shumë utopik në të ardhmen e afërt, të mendoj një skuadër shqiptare që nuk ndahet mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ndër të tjera analisti Lorenc Jemini u shpreh se në rreth 10 vite krijimi të kombëtares së Kosovës ecuria është shumë pozitive, teksa në këtë ndeshje ata janë më favoritët.
Lorenc Jemini: Për Kosovën është një rast unik që edhe pse ka polemika, tani edhe nëpërmjet nesh, Shqipëri-Kosovë patjetër që do të ketë kryqëzim mes nesh e jo më në arenën kombëtare. Ne kryesisht i marrim lojtarë Kosovës, së fundmi erdhi një prej tyre, zgjodhi Shqipërinë. Kanë problemet e tyre se nuk i aktivizojnë dhe ata gjejnë një zgjidhje. Për vitet që ka, që nga 2016, ka një ecuri shumë shumë pozitive.
Ka talente pafund, po rritet ndjeshëm. Meqë jemi në rastin e play off-it që për mua Kosova është më favorite se Shqipëria, marr parasysh edhe kë ka përballë, por edhe gjendjen që ka. Shqipëria ka dy mungesa të rëndësishme. Kosova ka bërë eliminatoret shumë më të mira se ne. Kur nisi Kosova thonin do dalin të fundit, por doli e dyta, ndeshje spektakolare. Jam shumë kurioz ta shoh, janë në të njëjtin orar. Uroj shumë që një nga ekipet tona të dali.
Top Channel