Lukaku ‘ka humbur’, Napoli e priste, sulmuesi belg nuk u paraqit në stërvitje
Mohammed Salah ndryshon merkaton e Juventusit? Njoftimi i egjiptianit për largimin e tij në fund të sezonit e vendos Liverpoolin në pozita të tilla që i duhet të gjejë një tjetër sulmues krahu për ta zëvendësuar dhe ndonëse objektivi i parë i The Reds është Michael Olise, klubi kampion i Anglisë mund të shfaqin interes për Fransisco Conceiçao.
Per Arne Slot nuk do të jetë e lehtë të zëvendësohet një futbollist që ka zhvilluar 435 ndeshje me 225 gola e 122 asist me fanelën e Liverpool dhe për këtë arsye, procesi i gjetjes së zëvendësuesit të Salah do të bëhet me vëmendjen më të madhe.
Është shumë e lehtë të mendosh për francezin e Bayernit të Mynihut, një klub që ka treguar që nuk e ka problem të largojë futbollistë që nuk ndihen të përfshirë në projektin bavarez, por gjithashtu është e mundur që Bayerni kërkon të mbajë Olise nën urdhrat e Kompany edhe për një apo dy sezone.
Dhe në këtë pikë sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, hyn në lojë Conceiçao për të cilin Liverpool ka bërë një sondazh. I blerë nga Juventusi verën e kaluar për 30 milionë, Zonja e Vjetër mund të pranojë të shesë futbollistin për jo më pak se 45 milionë euro. Kështu, skuadra e The Reds me të cilën Juventus është në raporte të mira pas shitjes së Federico Chiesas në verën e 2024, është e paralajmëruar
Top Channel