Humbja në debutim është ogur i mirë për Kombëtaren? Maran “ngushëllohet” me historinë, por thyen një rekord negativ…
Emocione të mëdha dhe një biletë për në finale janë në lojë në përballjen mes Polonisë dhe Shqipërisë në “playoff”-et e Kupës së Botës.
Pak orë përpara nisjes së ndeshjes, organizatorët kanë marrë një vendim të rëndësishëm: sfida në stadiumin “PGE Narodowy” do të zhvillohet me çatinë e mbyllur.
Ky vendim i jep fund çdo diskutimi mbi kushtet atmosferike, duke garantuar stabilitet maksimal si për lojtarët, ashtu edhe për tifozët. Në këtë mënyrë shmangen faktorë të paparashikueshëm si shiu apo era e fortë, që mund të ndikonin në rrjedhën e lojës.
Përveç kushteve ideale në fushë, mbyllja e stadiumit pritet të rrisë ndjeshëm edhe atmosferën në tribuna. Zhurma dhe mbështetja e tifozëve do të përqendrohen brenda impiantit, duke krijuar një ambient edhe më të zjarrtë për këtë përballje vendimtare.
Top Channel