Ultimatumi i ri i Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Anijet nga vendet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së nuk do të kalojnë
Pakistani ka përcjellë një propozim të Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Iran, ndërsa Turqia ose edhe vetë Pakistani mund të shërbejnë si vende për zhvillimin e bisedimeve me qëllim uljen e tensioneve në Gjirin Persik, ka deklaruar një zyrtar i lartë iranian.
Sipas Reuters, komentet përbëjnë një nga sinjalet e rralla se Teherani mund të jetë i hapur për shqyrtimin e propozimeve diplomatike. Kjo ndodh pavarësisht qëndrimit publik se nuk po zhvillohen bisedime dhe se nuk do të ketë marrëveshje me administratën e presidentit Donald Trump.
Burimi iranian nuk dha detaje mbi përmbajtjen e propozimit të përcjellë nga Pakistani, as nëse ai përkon me planin amerikan prej 15 pikash. Sipas tij, Turqia ka “ndihmuar gjithashtu në përfundimin e luftës” dhe bashkë me Pakistanin po shqyrtohet si një vend i mundshëm për zhvillimin e bisedimeve.
Top Channel