“Merimanga nuk është më insekt”/ Shpjegimi në fjalorin e ri të shqipes, gjuhëtarja në ‘Ftesë në 5’: Tashmë quhet grabitqar…

24/03/2026 18:12

Fjalori i madh i shqipes u hodh online në janarin që lamë pas.

Ky fjalor, është vepra më e plotë leksikografike e shqipes me 125 mijë njësi. Jo vetëm fjalë të shtuara, por edhe ndryshime në ato aktualet në shpjegimin e tyre. Gjuhëtarja Anila Kananaj e ftuar në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon tregoi disa prej këtyre ndryshime.

Fjala “merimangë” e cila deri tani quhej insekt, tashmë quhet grabitqar arkanid.

Edhe fjalës “miush” i është shtuar një tjetër kuptim: Pjesë e kompjuterit, që komandon lëvizjen e kursorit dhe bën klikimin, ‘maus’.

Gjuhëtarja tregoi se një tjetër mbledhje pritet në muajin prill për të vendosur për fatin e shumë fjalëve të tjera që tashmë janë futur në përdorimin e përditshëm si: single, airbag, çatoj, barkod, brainstorm etj. Këto “anglicizma”, siç i quajnë gjuhëtarët, do të ridiskutohen nëse duhet të zënë vend në Fjalorin e Madh të Shqipes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB