Humbi jetën në krye të detyrës/ Hita i dorëzon familjes së Enea Mekollit medaljen e mirënjohjes, djali i tij merr statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës’ 04/07 11:23
Të dala nga situata dhune në familje apo nga vështirësi të mëdha ekonomike, disa dhjetëra gra e vajza në Elbasan u trajnuan profesionalisht e tashmë janë të afta për tregun e punës.
15 prej tyre aktualisht shërbejnë pranë të moshuarve të vetmuar, në nevojë për ndihmë.
Nevoja e grave për punësim e nevoja e moshës së tretë për shërbim e kujdes duket se kanë gjetur pikën e përbashkët.
Në total janë trajnuar profesionalisht 70 gra dhe vajza, 54 prej tyre ndoqën dhe përfunduan kurse profesionale në kujdes social dhe shëndetësor, rrobaqepësi dhe kuzhinë.
22 gra dhe vajza janë punësuar dhe 13 të tjera janë në pritje.
Top Channel