Ftesë për Papën në Shqipëri/ Kisha Katolike dhe Rama ftojnë Papa Leonin për jubileun e Zojës së Këshillit të Mirë

24/03/2026 15:50

Kisha Katolike ka prezantuar kalendarin zyrtar të aktiviteteve për 130-vjetorin e shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore e Shqipërisë.

Një moment i veçantë për kishën katolike të Shqipërisë. Për këtë vit jubilar, Kisha Katolike Shqiptare i ka dërguar një ftesë edhe Papa Leonit.

Gjatë vizitës së tij në Vatikan në muajin shkurt, edhe kryeministri Edi Rama bëri të ditur se ka ftuar Papa Leonin të vizitonte Shqipërinë në kuadër të 130 vjetorit të shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore e Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB