Protesta e PD në kryeqytet, Avokati i Popullit publikon raportin paraprak: Një protestues u ankua për dhunë nga policia, kemi nisur hetimet…

23/03/2026 10:00

Avokati i Popullit monitoroi përgjatë gjithë itinerarit protestën e opozitës të zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.

Siç bën me dije raporti paraprak i Avokatit të Popullit, grupi i punës së institucionit vizitoi spitalet dhe komisariatet për të parë dhe intervistuar protestuesit e ndaluar apo të lënduar.

Nga të dhënat paraprake të raportit, të paktën 12 persona në moshë madhore janë ndaluar, ndërsa 4 të mitur u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.

Në Spitalin e Traumës, ekipi i Avokatit të Popullit administroi ankesën e një protestuesi që raportoi ushtrim dhune nga ana e policisë, për të cilën ka nisur hetimi përkatës.

Avokati i Popullit i bën thirrje forcave të rendit për vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm, pavarësisht dinamikës së protestës.

Gjithashtu thekson domosdoshmërinë për transparencë mbi protokollet e përdorura nga policia për përshkallëzimin e forcës dhe përdorimin e mjeteve për shpërndarjen e turmave si gazi lotsjellës apo uji, ndërsa njofton se raporti i detajuar do të publikohet në përfundim të hetimit administrativ.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB