Fantastike për arbitrimin shqiptar, Emanuela Rusta do gjykojë supersfidën e Champions League për vajza
Marco Bezzecchi është fituesi i Çmimit të Madh të Brazilit një garë që u shkurtua pak caste para fillimit me pilotët që kryen 23 xhiro nga 31 që ishin parashikuar të zhvilloheshin për shkak të frikës së degradimit të asfaltit.
Ishte praktikisht një lloj Gare Sprint pak më e madhe që e pa pilotin italian të Aprilias që të marrë kryesimin e saj që nga starti i garës duke e thelluar diferencën me rivalët e tij dhe në fund e kaloi i pari vijën e finishit. Në vendin e dytë u rendit një tjetër pilot i Aprilias, Jorge Martin që arriti t’i shpëtojë Marc Marquez e Fabio Di Giannantonio, duke i lënë këta dy të fundit të duelonin për shkallën e tretë të podiumit, një duel që në fund u fitua pikërisht nga Giannantonio duke e lënë kampionin në fuqi të botës në vendin e katërt, me spanjollin që pasohej nga japonezi Ogura. Klasifikimi vijon me Alex Marquez dhe Pedro Acosta të pozicionuar respektivisht në vendin e 6 dhe të 7, ndërkohë që zhgënjeu sërish Francesco Bagnaia që e braktisi garën për shkak të një rrëshqitje që i ndodhi në xhiron e 11.
Pas përfundimit të garës, në krye të klasifikimit të përgjithshëm ngjitet Marco Bezzecchi që shkon në 56 pikë, i ndjekur në vendin e dytë nga Jorge Martin me 45 pikë, ndërsa Pedro Acosta zbret në vendin e tretë me 42 pikë. Kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez është ngjitur në vendin e 5 me 34 pikë.
Top Channel