Sulmi i tretë me thikë në Poloni brenda pak ditësh, plagosen tre persona në një kolegj në Varshavë, mes tyre dy të mitura
Monika Kryemadhi ka zbuluar në “Top Story” një detaj, sipas saj premtim që ish-kreu i SPAK, Altin Dumani i bëri SHBA-së pasi mori detyrën në 2022.
Kryemadhi deklaroi se Dumani i premtoi Juri Kim, asokohe ambasadore e SHBA-së në Shqipëri, që do të arrestonte Sali Berishën dhe Ilir Metën.
“Altin Dumani e ka marrë çështjen në 2018, me idenë dhe propozimin e famshëm që unë do ta çoj Ilir Metën në burg, ju duhet të më bëni kryetar të SPAK. Ju e dini shumë mirë që në 2019 kur filloi historia, ishte beteja mes Altin Dumanit dhe Arben Krajës.
Më pas ai u tërhoq dhe u zgjodh Arben Kraja. Pastaj në 2022, kur Altin Dumani ka ardhur në krye të SPAK, një nga premtimet që i është bërë Juri Kim ka qenë ideja për arrestimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Pasi ka qenë ideja e famshme që drejtuesi i opozitës do të bëhej Lulzim Basha, ndërsa i maxhorancës do të ishte Erion Veliaj. Kjo ka qenë si një strategji politike, që duke u arrestuar Berisha me Metën automatikisht do të largohej edhe Rama, trekëndëshi i famshëm i Bermudës”, tha Kryemadhi.
Top Channel