Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte Për 11 të pandehurit të akuzuar për korrupsion përfshi dhe ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet duke dërguar çështjen në gjykatë.
Në njoftimin zyrtar SPAK thotë se ish-zv.kryeministri akuzohet për “Korrupsion pasiv 9 herë, dhe në rrethanën rënduese më shumë se një herë.
SPAK thotë se ai ka përfituar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes kryerjes së pagesave nga shoqëria “Integrated Techonogy Services” sh.p.k. nga faturat e lëshuara për shërbime apo mallra, në lidhje me investimet e kryera nga Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka, për shndërrimin e një apartamenti të tyre në Airbnb, në shumën prej rreth 2 mln lekë në vitet 2019 – 2020.
Po ashtu ka përfituar rreth 440 mijë euro me ndihmë të të tretëve të tretëve nëpërmjet realizimit të një shitjeje fiktive.
Sipas prokurorisë edhe vila e ndodhur në Hamallaj, e vlerësuar në shumën 230 mijë euro është përfituar në këtë formë.
Ndërsa udhëtimet e Ahmetaj dhe familjarëve e miqëve të tij që janë përfituar nga të pandehurit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë llogaritur 31 mijë euro.
Ahmetaj akuzohet edhe për “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, ku SPAK liston apartamentin e tij bashkë me bashkëshorten Albina Mançka dhe investimin për ta shndërruar në Airbnb, deklaratat e rreme në ILDKPI, vilën në Hamallaj dhe në një resort tjetër në jug dhe fshehjen e burimit të të ardhurave të bashkëjetueses Erjola Hoxha.
Mbi Ahmetajn rëndon edhe akuza e “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
SPAK akuzon po ashtu ish-bashkëshorten e Ahmetajt, Albina Mançka, për “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, në bashkëpunim me Ahmetaj, 6 herë, dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
Të njëjtat akuza ka dhe bashkëjetuesen e tij Erjola Hoxha për 4 episode .
Ndërsa të pandehurit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion aktiv në bashkëpunim dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim për 5 pesë episode.
Top Channel