Nga frika, te çlirimi; situata e Interit në fundjave teksa e pret sfida në Firenze
Joan Laporta mori një fitore bindëse në zgjedhjet presidenciale te Barcelona të dielën e 15 marsit, gjë që u pa që pas numërimit të kutive të para të votimit.
Kundërshtari i Laportës në këto zgjedhje, Victor Font duke parë trendin e rezultatit të zgjedhjeve doli përpara medias i ndërgjegjshëm se e kishte humbur këtë garë duke premtuar se do të vijonte të luftonte duke bërë një falënderim edhe për median që mbuloi javët e fundit të procesit zgjedhor të klubit.
Pasi mbylli fjalimin e tij, Font iu drejtua zonës së Joan Laportës me dy kundërshtarët që u përqafuan. ‘Rroftë Barça dhe rroftë Katalonja’-tha Font me Laportën që iu përgjigj duke e miratuar. ‘Mirë e the-ishin fjalët e presidentit të sapozgjedhur.
‘Dhe tani të fitojmë Ligën e Kampioneve-u shpreh sërish Font me Laportën që iu përgjigj: ‘Në fillim të eliminojmë Newcastle dhe të vazhdojmë kështu në La Liga, sepse sot bëmë një ndeshje të mira-i tha Laporta duke iu referuar fitores 5-2 me Sevillan përpara se të përqafonte sërish Font.
Në fund Laporta dhe Font thanë edhe njëherë së bashku ‘Rroftë Barça’ përpara se të ndaheshin për të shkuar në zonat respektive për të pritur rezultatin përfundimtar.
Top Channel