Formula 1/ Tani është zyrtare, anulohen garat në Bahrein dhe Arabinë Saudite për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme
Fundjava në Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1, ishte thjesht perfekte për Andrea Kimi Antonelli. Piloti 19 vjeçar italian fillimisht fitoi pole position duke vendosur një rekord të ri në historinë e këtij kampionati e më pas fitoi edhe garën me italianin që në përfundim të garës nuk i përmbajti emocionet dhe lotët e gëzimit.
‘Më vjen për të qarë-tha Antonelli pas garës-falenderoj skuadrën që më ndihmoi të bëj këtë ëndërr realitet. Në fakt e kisha ëndërruar. Është një fitore që të shijon. Jam me të vërtetë i lumtur, e thashë edhe të shtunën që doja të ktheja Italinë në shkallën më të lartë të podiumit dhe ia dola mbanë. Thuajse pata një infarkt të vogël me bllokimin kur kishin mbetur 3 xhiro nga fundi, por ishte një garë e bukur’.
Antonelli theksoi më pas se këtë fitore ia dedikon familjes dhe miqve të tij.
‘Ia dedikoj fitoren familjes dhe të gjithë miqve të mi-shtoi Antonelli-nisja ishte e vështirë, e mbulova shumë pjesën e brendshme dhe i hapa rrugë Ferrarit, por ritmi ynë ishte më i lartë dhe ia dola. Me gomat e mesme, George kishte më shumë ritëm, por me gomat e forta, unë isha më mirë. Gara për titullin? Jemi ende në fillim, George është shumë i fortë në çdo aspekt. Gara për titull? Jemi vetëm në fillim, George është shumë i fortë në çdo aspekt, nuk do të jetë e lehtë për ta thyer, por po mësoj shumë prej tij, për mua është një mundësi e madhe për t’u rritur. Tani të marrim garat me radhë dhe më pas të shohim çfarë do të ndodhë. E arrita objektivim tim dhe është një pikë nisjeje e rëndësishme, që nga ky moment do të kem një qasje më të qetë, por do të duhet të vijoj të shkel gazin’.
Top Channel