Screenshot

Mercedes vijon të dominojë në Formula 1, duke fituar edhe garën e dytë të sezonit.

Andrea Kimi Antonelli fitoi garën e tij të parë në F1, i cili nuk e lëshoi për asnjë moment vendin e parë, duke u bërë kështu piloti i dytë më i ri në historinë e Formula 1 që fiton një garë.

Nga ana tjetër, lideri i kampionatit, Russell, pati disa beteja të vazhdueshme me Ferrarin, por në fund arriti t’i parakalonte të dy pilotët e “kokëkuqes” për t’u ngjitur i dyti.

Podiumi u plotësua nga Lewis Hamilton, i cili la pas shokun e tij të skuadrës, Charles Leclerc.

Një garë për t’u harruar për Norris, Piastrin dhe Verstappen, të cilët u tërhoqën dhe e mbyllën pa pikë.

Gara e radhës do të jetë pas dy javësh në Japoni dhe të gjithë të apasionuarit e këtij sporti do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërdrejt në DigitAlb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB