Nuk ka “qetësi” për Dinamon e Ilir Dajës. Në ndeshjen kundër Teutës e fundit pë rjavën e 28-të të Abissnet Superiores .

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare”, kryeqytetasit u mundën me rezultatin 0-1 nga durrsakët, aty ku vendosi goli i Arifit në minutën e 32-të. Në të gjithë ndeshjen, ekipi I “Djemve të Detit” e goditi portën rivale vetëm 1 herë dhe gjeti golin, pikërisht ai që duhej.  Edhe pse dinamovitët dominuan në kontrollin e topit, nuk vlejti për asgjë.

“Blutë” tentuan me Bregun për të bërë “kërcënuar” portën mike, por pa rezultat. Portieri i skuadrës bregdetare Selmani, u “përgjigj” në 2 raste konkrete, duke e mbajtur portën e paprekur.

Pas kësaj fitoreje, Teuta shkon në kuotën e 37 pikë në 28 javë, vendi i 6-të, 2 më pak se Dinamo, ndërsa për ekipin e Ilir Dajës, kanë vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB