Napoli mori një fitore të rëndësishme në Serie A teksa në Maradona Stadium mposhti Leccen ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani me rezultatin 2-1.

Ishte kjo një fitore e arritur me përmbysje në rezultat që i dha mundësinë skuadrës së Antonio contes t’i afrohet ndjeshëm Milanit në klasifikim me kuqezinjtë që do të luajnë këtë të dielë në Olimpico ndaj Lazios së Maurizio Sarrit. Fillimi i sfidës ishte perfekt për Leccen që e zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë me golin e Jamil Siebert.

Skuadra salentine diti ta mbajë këtë avantazh deri në fundin e pjesës së parë, ndërkohë që gjërat ndryshuan pas pushimit të ndeshjes. Me fillimin e 45 minutave të dyta, Napoli barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Hojlund. Në minutën e 67 erdhi edhe përmbysja në rezultat nga ana e kampionëve të Italisë teksa Mateo Politano shënoi golin që i dha avantazhin 2-1 Napolit me skuadrën e Contes që e ruajti këtë avantazh deri në fund duke shkuar në kuotën e 59 pikëve në vendin e tretë, ndërsa Lecce mbetet me 27 pikë në vendin e 16 por vetëm 3 pikë para zonës së rënies nga kategoria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB