E ëma i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin: Po qëndroj me vullnet të plotë. Edhe shtatë të tjerë si Miri dhe Rogerti…
Përplasjet mes Juelës dhe Gretës kanë vazhduar prej disa ditësh, teksa të dyja banoret kanë debatuar gjatë sfidës së fundit, ku u përfshi edhe Selin.
Një koment i Juelës gjatë sfidës ndezi një debat të ashpër mes dy banoreve, me komente të rënda nga ana e të trejave.
Pjesë nga debati në Prime-
Juela: Gjatë sfidës, siç u pa në klip, unë bëra thjesht një koment, kujdes nga vrimat. Kjo vajzë, që mezi pret t’i drejtojë veshët, bashkë me kunatën e vetë, të kapin fjalë dhe t’i keqpërdorin. E bëjnë veçanërisht me mua. Nuk e di pse e kanë kaq të nevojshme ta kthejnë lojën në konotacione nga ana e tyre. Komenti im ka qenë gjithë kohës për lojën. Të emërojë kjo vajzë babanë tim, një njeri i nderuar në Milano dhe punën time, që e kam fituar me djersë dhe punë… Komentin ia bëra vetëm Gretës. Nuk kisha asnjë tendencë. Greta bëri një koment ‘trappano’, në italisht dhe unë i thashë: ‘Kujdes me trapanin dhe vrimat’. Tani dua që Selin të më shpjegojë kuptimin e fjalës bastarde.
Selin: Më vjen shumë keq të shoh veten time në këtë gjendje, por me shumë sinqeritet i them se fjala bastarde nuk e dija që kishte një konotacion shumë të rëndë. Po ta kishte, nuk do e kishim dëgjuar në filma vizatimorë.
Greta: Ti nuk je më në shina. Ke humbur kontrollin. Ka qenë shumë tendencioze. Vetëm me mua është marrë Juela.
Juela: Ti e ke nisur.
Greta: Juela boll, je bërë shumë e bezdisshme. Kjo vajzë i meriton ato fjalë. Më tha që jashtë do punosh me vrimat. Nuk kam lindur dje dhe i di shumë mirë disa gjëra. Është hera e tretë që Juela bën gjëra tendencioze. Nuk ia toleroj absolutisht, jo Juelës, po asnjërit, sepse jam rritur me kulturë nga prindërit e mi. Nuk e di ku është rritur Juela, por asaj i duken normale këto gjëra.
Top Channel