Izraeli përgatitet për sulme ndaj objekteve energjetike iraniane, pret “dritën jeshile”
Partia Socialiste vendosi të mos ia dorëzojë SPAK ish zv.kryeministren Belinda Balluku.
Pak para votimit në seancë reagoi ambasada britanike e cila u shpreh se imuniteti nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit.
Jashtë Kuvendit nga ana tjetër, opozita mbajti protestën e saj të radhës, ndërsa në një monitor gjigant po ndiqej çfarë po ndodhte brenda në sallën e Kuvendit.
Drejtori i komunikimit të Partisë Demokratike, Alfred Lela, u shpreh në “Top Story” se protesta e opozitës ishte e qetë, për t’i lënë ‘lajmin e zi’ vetë Ramës.
“Ne nuk kishim asnjë iluzion. Prej dy muajsh që zhvillohet kjo betejë e opozitës dhe kjo poshtërsi e mazhorancës, duke shtyrë afatet, duke manipuluar transparencën dhe të gjitha me radhë. Nuk duhej ndonjë profeci e madhe se ku do të shkonte Rama. Eksponentë të opozitës, kryetari i opozitës e kanë thënë dhe e kanë patur të qartë. Rama është vetë pjesë e kësaj buke që ka zënë. Nuk kishim e as nuk do kemi ndonjë iluzion se si do të sillet Rama. Nuk është lajm çka bëri Rama me Ballukun dhe me veten. Lajmi i vetëm është që Rama vendosi t’i bënte anti-fushatë fushatës së vetë.
Rama i muajve maj, prill dhe mars me pasaportë dhe dashuri për Europën dhe është ky Rama i ri që përkundër deklaratave të ambasadave kryesore dhe të rëndësishme të BE-së, Rama në kundërvënie. Hapat e tjerë të opozitës dihen. Sot, z.Berisha paralajmëroi protestën e radhës më 22 mars. 10 ditë më vonë, ju po e shihni që kjo tregon marshin e opozitës për të rezistuar pavarësisht asaj që po bën Rama. Edhe po të kishte qenë sjellje tjetër, opozita e ka betejën e targetuar dhe të fiksuar, me dorëheqjen e Ramës, me një qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira në një periudhë të përcaktuar kohore.
Agjenda e opozitës nuk ndryshon me hënën e Ramës. Nuk është çështje pushteti tashmë, sepse duhet ta kuptojmë që sjellja e Ramës në këtë mënyrë nuk dëmton PD-në, por dëmton interesat vital dhe jetik të vendit.
Ne ndonjëherë turremi e themi Rumania dhe Bullgaria… Rumania është 20 e ca milionë popullsi. Do të ishte marrëzi nëse opozita do të bënte lajm sot. As me numra dhe as me molotovë. Ju e patë çfarë ndodhi. Lajmin e zi ia lamë Ramës. Të futej opozita me një lajm të zi dhe të nxirrte Ramën faqebardhë sot, do ishte çmenduri më vete”, tha ndër të tjera Lela.
Top Channel