Real Madridi e nisi shumë mirë ndeshjen në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Pas pjesës së parë, të besuarit e Arbeloas, pavarësisht mungesave të shumta, ishin në avantazhin 3-0 falë trigolëshit të Valverdes, por edhe falë… Gigio Donnarumma-s, i cili bëri një gabim trashanik në golin e parë të vendasve që menjëherë shkaktoi zemërim në rrjetet sociale, pasi ai gabim është me të vërtetë i pafalshëm.

Portieri i kombëtares italiane kishte avantazh ndaj topit që po ndiqte lojtari i Realit kur doli për ta bllokuar, por me sa duke besuar se ishte jashtë zonës së penalltisë, vendosi të mos ndërhynte (ai në fakt lëvizi krahun), duke i hapur rrugën lojtarit të Realit të Madridit për të shënuar. Portieri italian më pas e shpagoi veten në fillim të pjesës së dytë duke pritur penalltinë e Vinicius.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB