FOTOT/ Protestë brenda dhe jashtë Kuvendit pas rrëzimit të kërkesës për arrestimin e Ballukut, tubuesit hedhin sprej drejt policëve

12/03/2026 13:00

Është mbajtur sot seanca plenare, ku në rendin e ditës ishte dhe votimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

Ndërsa në Kuvend mbahej seanca, jashtë tij zhvillohej proteste nga Partia Demokratike.

Pas rrëzimit të kërkesës së SPAK në sallë deputetët e PD-së bllokuan foltoren duke shprehur kundërshtinë e tyre, ndërsa jashtë sallës tubuesit u përplasën me policinë.

Ata tentuan që të thyenin kordonin e policisë duke hedhur drejt tyre sprej dhe tymuese në ngjyrë blu. Pak çaste më vonë, edhe protesta u shpërnda duke njoftuar se e radhës do të mbahet më 22 mars.

FOTO GALERI
19/92

Top Channel

DIGITALB DIGITALB