Arrestohet Gjesti, çfarë i ndodhi këngëtarit
E fejuara e Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, është larguar nga Arabia Saudite së bashku me fëmijët dhe ka udhëtuar drejt Madridit, mes tensioneve të shtuara në rajonin e Lindja e Mesme.
Sipas mediave, ajo është nisur me avion privat nga kryeqyteti i Arabisë Saudite pas zhvillimeve të fundit të sigurisë, përfshirë raportimet për një sulm me dron që dyshohet se kishte në shënjestër ambasadën amerikane në Riyadh.
Nuk dihet ende nëse udhëtimi drejt Madridit është i përhershëm apo vetëm i përkohshëm. Në rrjetet sociale, Georgina ka publikuar disa momente nga vizita me fëmijët në Valle de Cuelgamuros, vend i njohur më parë si “Lugina e të Rënëve”. Ajo tregoi se pjesëmarrja në një meshë atje ishte një nga përvojat më të bukura shpirtërore për të.
Ndërkohë, edhe Ronaldo ndodhet në Madrid, ku po merr trajtim për një dëmtim. Trajneri i Al-Nassr FC, Jorge Jesus, tha se lëndimi i futbollistit është më serioz nga sa ishte menduar fillimisht dhe se ai po trajtohet nga një specialist në Spanjë.
Top Channel