Renditja/ Ndizet lufta për titull, Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani futet në “Final 4”. Si paraqitet situata pas javës së 27-të
09/03/2026 21:28
Gara për titull në Superiore është ndezur sërish, kjo falë gafës fatale të Vllaznisë në Vlorë, pas humbjes me Flamurtarin.
Fitorja e Elbasanit me Tiranën dhe triumfi i Egnatias me Teutën kanë bërë të mundur që të dyja skuadrat të afrohen me shkodranët, të cilët e shohin veten dy pikë mbrapa kryesuesve.
Një tjetër ndryshim ka ndodhur në renditje, me Partizanin ë ka mundur Dinamon 0-2 dhe e ka parakaluar duke i marrë vendin e katërt.
Tirana nga ana tjetër vijon të jetë në vendin e fundit me 21 pikë, 5 më pak se Vora që ndodhet në play out.
REZULTATET:
E diel (08.03.2026)
Bylis 1-0 Vora
Tirana 0-1 AF Elbasani
Flamurtari 1-0 Vllaznia
E hënë (09.03.2026)
Dinamo 0-2 Partizani
Egnatia 4-2 Teuta
RENDITJA:

Top Channel