Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen: Shqipëria është një vend plot shpresë

09/03/2026 19:20

Filantropi dhe mendimtari i njohur amerikan me rrënjë shqiptare, Nicolas Berggruen, dhe vëllai i tij, historian arti, Olivier Berggruen, u nderuan me titullin akademik “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit.

Ceremonia solemne u zhvillua në prani të kryeministrit Edi Rama. Titulli iu dorëzua vëllezërve nga rektori i universitetit Prof. DR. Shkëlqim Fortuzi dhe kreu i qeverisë. Vëllezërit Berggruen janë nipër të aktorit të madh Aleksandër Moisiu, emrin e të cilit mban sot universiteti i Durrësit.

“Është një nder i madh për mua dhe një moment shumë i veçantë, se më lidh personalisht me të kaluarën dhe me rrënjët e mia. Figura e Aleksandër Moisiut është shumë domethënëse për mua, pasi ai u rrit këtu, por arriti të ndërtojë një karrierë të madhe në Evropë. Shqipëria është një vend i ri dhe plot shpresë”, u shpreh filantropi dhe nipi i Aleksandër Moisiut Nicolas Berggruen.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama vlerësoi figurën e vëllezërve Berggruen si personalitete që përmes filantropisë dhe mendimit të tyre kontribuojnë në debatet globale për të ardhmen e shoqërisë dhe demokracisë.

Ceremonia qe një moment i veçantë jo vetëm për universitetin e Durrësit, ndërsa riktheu në vëmendje lidhjen e familjes Berggruen me figurën e Aleksandër Moisiut dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB