Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme është futur në ditën e 10-të. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se operacionet amerikane kundër Iranit mund të përfundojnë së shpejti.
Turqia , Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari thonë se kanë kapur raketa iraniane, ndërsa Izraeli thotë se ka zbuluar më shumë sulme.
Përditësimet LIVE, 9 mars 2026
20:53 Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: Lufta me Iranin në thelb ka mbaruar, ata nuk kanë as anije…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë se ai beson se konflikti me Iranin është në një pikë të avancuar dhe se do të përfundojë së shpejti.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një telefonatë rreth një ore, gjatë së cilës diskutuan situatën në Iran dhe Ukrainë. Sipas Kremlinit, biseda ishte “një diskutim konstruktiv, shumë i sinqertë dhe profesional”.
20:14 Goditet njësia logjistike e lidhur me ambasadën e SHBA në Irak, dyshohet se sulmi u krye nga Irani
Një njësi logjistike e lidhur me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara pranë aeroportit të Bagdadit në Irak është vënë në shënjestër të një sulmi iranian. Sipas raportimeve objektivi ishte kampi i mbështetjes logjistike që shërben për Ambasadën amerikane në Irak. Sulmi dyshohet të jetë kryer nga forca të lidhura me Iranin.
Organizata humanitare “Save the Children” ka bërë të ditur se në dhjetë ditët që nga fillimi i sulmeve në Lindjen e Mesme janë vrarë gati 300 fëmijë në rajon, një shifër që sipas saj përkthehet në më shumë se një fëmijë të vrarë çdo orë.
19:38 Raketat mbi hapësirën ajrore turke, Erdogan paralajmëron Iranin: Përmbahuni nga hapat provokues
Presidenti i Turqisë, Erdogan, ka paralajmëruar Iranin që të shmangë çdo veprim provokues, pasi një raketë balistike e lëshuar nga Irani hyri në hapësirën ajrore të Turqisë.
18:36 Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700 numri i viktimave
Jemi në ditën e dhjetë që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulmet e para ndaj Iranit, duke shkaktuar kundërpërgjigje nga Teherani dhe duke përshkallëzuar ndjeshëm tensionet në Lindjen e Mesme.
Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me vendet e Bashkimit Evropian për të garantuar furnizimet e nevojshme me naftë dhe gaz, me qëllim stabilizimin e tregjeve energjetike në situatën e jashtëzakonshme të shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme.
Një zyrtar i lartë iranian ka deklaruar se Irani është i përgatitur për një konflikt të gjatë me Shtetet e Bashkuara, duke paralajmëruar gjithashtu për mundësinë e vazhdimit të sulmeve ndaj vendeve të Gjirit për të ushtruar presion politik.
Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Gjenevë, Jamal Al-Musharakh, deklaroi se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në asnjë sulm kundër Iranit nga territori i Emirateve.
16:46 Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime armëpushimi me Izraelin: Do çarmatosim Hezbollahun
Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, ka bërë thirrje për negociata të drejtpërdrejta me Izraelin dhe për një armëpushim të menjëhershëm, me qëllim ndalimin e “të gjitha agresioneve tokësore, ajrore dhe detare izraelite kundër Libanit”, sipas një deklarate të publikuar të hënën nga presidenca libaneze.
16:34 Rrëzohet një raketë izraelite në jug të Libanit, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë
Gazetari Artur Bibe i cili ndodhet në Liban, ka raportuar për rrëzimin e një rakete izraelite në një zonë në jug të vendit. Sipas tij kjo raketë la pas katër viktima dhe tre persona të tjerë të plagosur rëndë.
15:36 ‘Çmendet’ nafta, mbi 100 dollarë për fuçi, Trump: Çmim fare i vogël për paqen globale
Çmimi i naftës kapërceu për ta parën herë që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022 nivelin e 100 dollarëve për fuçi, teksa lufta ne Lindjen e Mesme hyri në ditën e dhjetë.
14:36 Raketa e dytë mbi hapësirën ajërore të Turqisë, Ankaraja paralajmëron Iranin
Turqia reagoi pas raketës së dytë iraniane të kapur në hapësirën e saj ajrore. Ndërsa priste një reagim nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, Ministri i Komunikacionit Burhanettin Duran foli në emër të qeverisë.
Mes frikës për sigurinë e tyre, pesë anëtare të skuadrës iraniane të futbollit të femrave janë larguar nga hoteli i ekipit në Australi dhe aktualisht janë të sigurta me policinë, tha një burim për CNN Sports.
13:38 Konflikti në Lindjen e Mesme, Parlamenti vendos shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare në Liban
Parlamenti i Libanit njoftoi se po e zgjat mandatin e tij me dy vjet dhe po shtyn zgjedhjet parlamentare për shkak të luftës së vendit me Izraelin dhe Hezbollahun.
13:33 SHBA evakuon konsullatën e saj në Turqinë jugore, i kërkon stafit diplomatik të largohet
Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar shërbimet e tyre konsullore në Turqinë jugore dhe i kanë kërkuar stafit të tyre diplomatik jo-thelbësor të largohet nga zona “për shkak të rreziqeve të sigurisë”, njoftoi sot Departamenti i Shtetit.
Bashkimi Evropian ka rezerva të mjaftueshme nafte për të përballuar një krizë të mundshme energjetike, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të rrisin pasigurinë në tregjet globale të energjisë.
13:25 Për herë të dytë, NATO shkatërron një tjetër raketë iraniane në hapësirën ajrore të Turqisë
Një raketë balistike e lëshuar nga Irani është shkatërruar në hapësirën ajrore turke, sipas ministrisë turke të Mbrojtjes.
Raketa u shkatërrua nga mbrojtjet e NATO-s me bazë në Mesdheun lindor, thuhet në deklaratë, duke shtuar se fragmente municionesh ranë në fusha të zbrazëta në Gaziantep, në Turqinë juglindore.
12:45 Shpërndanë video, foto dhe informacione false gjatë luftës, Katari arreston 313 persona
Autoritetet e Katarit kanë arrestuar më shumë se 300 persona për publikimin e imazheve dhe “informacioneve false” gjatë sulmeve të Iranit ndaj shtetit të Gjirit, tha të martën ministria e brendshme e Katarit.
Presidenti rus Vladimir Putin i ka shkruar Mojtaba Khameneit, për ta përgëzuar për marrjen zyrtarisht të detyrës si lider i ri Suprem i Iranit, sipas Kremlinit.
“Në një kohë kur Irani po përballet me agresion të armatosur, qëndrimi juaj në këtë pozicion të lartë padyshim kërkon guxim dhe përkushtim të madh. Jemi të bindur se ju do ta mbani me nder trashëgiminë e babait tuaj dhe do ta bashkoni popullin iranian përballë sprovave të rënda”, shkroi presidenti.
Televizioni shtetëror i Iranit ka konfirmuar se udhëheqësi i ri suprem i vendit, Mojtaba Khamenei, është plagosur në luftë.
Siç raportohet nga Times of Israel, gjatë transmetimit të lajmit për marrjen e udhëheqjes nga Khamenei, prezantuesit thanë se ai konsiderohet një “xhanbaz”, një term i përdorur “për njerëzit që janë plagosur nga armiku”.
Pas sulmit fillestar iranian me dronë në Akrotiri të Qipros, ku ndodhet një bazë ushtarake britanike, sirenat e alarmit kanë rënë sërish për banorët e zonës.
Autoritetet lokale i kanë bërë thirrje banorëve të Akrotirit të bëjnë të tregojnë kujdes të shtuar pasi “ekziston një kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë”.
Organizata joqeveritare Human Rights Watch (HRW) akuzoi sot ushtrinë izraelite për përdorimin e municioneve “të paligjshme” me fosfor të bardhë, të hedhura nga artileria, kundër zonave të banuara në Libanin jugor të martën e kaluar, menjëherë pas rifillimit të luftës me lëvizjen terroriste të Hezbollah, e cila financohet nga Irani.
Një sulm me dron iranian herët në mëngjes plagosi 32 civilë, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, në Sitra të Bahreinit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë të raportuara nga Agjencia zyrtare e Lajmeve të Bahreinit.
Irani goditi rafinerinë më të madhe të Bahreinit të hënën në mëngjes. Ushtria izraelite po përgatitet për një luftë njëmujore, sipas mediave izraelite.
Përditësimet LIVE, 8 mars 2026
Papa Leoni XIV, duke iu drejtuar besimtarëve katolikë në mbarë botën, kërkoi që “zhurma e tmerrshme e bombave dhe armëve të ndalet dhe të ketë vend për dialog, në mënyrë që zëri i popujve të dëgjohet”.
Presidenti francez Emmanuel Macron foli sot me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian përpara se të niset për në Qipro për të “forcuar sigurinë” rreth vendit të BE-së dhe Mesdheut lindor.
“Theksova nevojën që Irani të ndalojë menjëherë sulmet e tij ndaj vendeve në rajon”, tha presidenti francez nëpërmjet X, udhëheqësi i parë perëndimor që flet me presidentin iranian që nga shpërthimi i luftës Iran-Iran.
Djali i Ali Khameneit është emëruar lideri i ri suprem i Iranit, sipas mediave shtetërore.
Ajatollah Ali Khamenei u vra në sulmet e para SHBA-Izrael ndaj Iranit të shtunën. Djali i tij, Mojtaba Khamenei, është një klerik 56-vjeçar që nuk ka mbajtur kurrë një post qeveritar.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë një përditësim mbi operacionet e tyre, një javë pasi nisën sulme të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara ndaj Iranit.
Zëdhënësi Effie Deffrin thotë se forcat izraelite kanë kryer “afërsisht 3,400 sulme” dhe “kanë çaktivizuar më shumë se 150 sisteme mbrojtëse iraniane”.
21:45 Bastisja në objektet e naftës, tensione mes SHBA-Izrael
Tensione raportohen midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për shkak të sulmeve ndaj objekteve iraniane të naftës.
Sipas transmetuesit izraelit Channel 12, duke cituar një burim sigurie amerikan, Tel Avivi e informoi Uashingtonin paraprakisht për planet e tij për të sulmuar objektet e naftës, megjithatë pa specifikuar fushëveprimin e sulmeve.
Anëtari i shtatë i shërbimit amerikan ka humbur jetën nga plagët e marra nga një sulm i 1 marsit ndaj trupave amerikane në Arabinë Saudite.
21:26 Sa mund ta përballojë Irani një luftë nga ana logjistike?
Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, Irani ishte përgatitur për një luftë të gjatë, theksoi Ali Larijani, Sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, në ditën e tretë të luftës. Larijani përsëriti kështu atë që zyrtarë të tjerë (ende) të Republikës Islamike kanë shpallur që nga 28 shkurti: “Ne do të mbrohemi, pavarësisht kostos”.
Emri i Khameneit si udhëheqës i Iranit do të vazhdojë, tha sot një anëtar i Asamblesë së Ekspertëve të Iranit, organi i ngarkuar me zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm suprem të Iranit, megjithëse një vendim përfundimtar nuk është shpallur ende.
Në një video të transmetuar nga mediat iraniane, Hosseinali Eshkevari tha se “çështja e përcaktimit të udhëheqjes… është përfunduar”.
19:32 SHBA plan për operacion të posaçëm tokësor, kërkon të sekuestrojë uraniumin e Iranit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e vendosjes së forcave speciale në terren për të sekuestruar uraniumin e Iranit, i cili është pasuruar afër nivelit të nevojshëm për një armë bërthamore, raportoi sot Bloomberg.
SHBA-të e konsiderojnë 450 kilogramët e uraniumit të pasuruar 60% të Iranit si një kërcënim serioz, pasi do të duheshin vetëm javë për ta pasuruar atë në nivele të përshtatshme për armë. Në mënyrë specifike, uraniumi përdoret për të prodhuar karburant për reaktorët, por edhe për të ndërtuar armë bërthamore.
Të paktën 104 personel iranian u vranë dhe 32 u plagosën në sulmin amerikan ndaj anijes luftarake iraniane javën e kaluar, sipas ushtrisë iraniane.
Gjatë konfliktit aktual, anija IRIS Dena u godit me raketa nënujore dhe u fundos nga një nëndetëse amerikane në Oqeanin Indian.
Gati 400 persona janë vrarë që kur Izraeli nisi fushatën e tij në Liban kundër Hezbollahut në fillim të kësaj jave, tha ministri i shëndetësisë i vendit.
Ndër të vdekurit përfshihen 83 fëmijë dhe 42 gra, ndërsa të plagosurit përfshijnë 254 fëmijë dhe 274 gra, tha Nasser.
18:50 Sulmi ndaj uzinës destiluese në Iran, Emiratet e Bashkuara Arabe mohojnë përfshirjen e tyre
Emiratet e Bashkuara Arabe mohuan se ishin të përfshira në një sulm ndaj një uzine distiluese në Iran, tha një zyrtar i lartë për Jerusalem Post.
Raportimet fillestare sugjeruan se sulmi i Emirateve ishte një përgjigje e mundshme e parë ndaj sulmeve të fundit iraniane me dronë dhe raketa në rajonin e Gjirit.
Një helikopter i forcave të armatosura të izraelit bombardoi gabimisht disa shtëpi në zonën e veriut të vendit.
Incidenti ndodhi gjatë tentativës për të rrëzuar një dron të Hezbollahut në zonën Qyriat Shmona.
Një sulm i ri raketor nga Teherani drejt Tel Avivit ka lënë 5 persona të plagosur, njërin prej tyre në gjendje të rëndë.
Konkretisht, pak pas orës 3 pasdite, një nga raketat balistike që Teherani po dërgon në valë çau mbrojtjen ajrore izraelite dhe goditi një parking në juglindje të kryeqytetit izraelit.
Donald Trump dhe Keir Starmer kanë zhvilluar një telefonatë disa orë pas kritikave të fundit të presidentit amerikan ndaj kryeministrit britanik.
Ata diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimin ushtarak midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, sipas një zëdhënësi të Downing Street.
17:56 Dy të vrarë dhe 12 të plagosur pasi një predhë godet Riadin, ndodheshin brenda një kompleksi
Mbrojtja Civile Saudite thotë se dy persona kanë vdekur pasi një predhë goditi një zonë banimi në Provincën e Riadit.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se “askush nuk e di” se kush do të jetë udhëheqësi suprem i ardhshëm, mes raportimeve se organi përgjegjës ka zgjedhur një zëvendësues për Ajatollah Ali Khamenei-n.
Shtetet e Bashkuara janë aktualisht në duart e njerëzve krejtësisht të papërgjegjshëm që po luajnë me fatin e popujve të botës duke i imponuar njerëzimit ligjin e xhunglës, tha në një intervistë ish-kryeministri francez Dominique de Villepin.
Droni që goditi bazën ajrore britanike në Qipro ishte i pajisur me teknologji ushtarake ruse, sipas The Times.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit “nuk do të zgjasë shumë” pa miratimin e SHBA-së, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një deklaratë për ABC News.
Presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja po “pret me padurim ndryshimin e madh që do të vijë së shpejti në Kubë” dhe ka sugjeruar se administrata e tij mund të arrijë një marrëveshje me Havanën.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sulmuar për herë të parë Iranin, pretendojnë mediat izraelite, sipas të cilave shënjestra ishte një impiant shkripëzimi.
Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi të premten shitjen e mundshme të pajisjeve ushtarake Izraelit me vlerë rreth 151.8 milionë dollarë, në një kohë kur të dy vendet kanë nisur një ofensivë në shkallë të gjerë kundër Iranit, duke ndezur tensione në Lindjen e Mesme.
12:40 ‘Opsioni më i mirë’, Klerikët iranianë vendosin: Zgjidhet udhëheqësi suprem i Iranit
Pas vdekjes së Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, një prej klerikëve të lartë, Ajatollah Ahmad Alam al-Hoda, konfirmoi se Asambleja e Ekspertëve me 88 anëtarë ka emëruar udhëheqësin e ri.
Vendet e Gjirit po përballen me një valë të re sulmesh iraniane me raketa dhe dronë, ndërsa konflikti i shkaktuar nga veprimet e Izraelit dhe SHBA-së kundër Iranit po përshkallëzohet.
Një grua nga Teherani ka folur për BBC-në rreth kushteve në kryeqytetin iranian dhe efekteve të represionit shtetëror.
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, deklaroi se lufta në Lindjen e Mesme “nuk duhej të kishte ndodhur kurrë”, ndërsa bëri thirrje për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit dhe respektimin e rendit ndërkombëtar.
11:42 Një tjetër tramvaj del nga shinat në Milano, në bord vetëm shoferi, shpëton pa lëndime
Një tjetër në Milano doli nga shinat të martën, në një incident që nuk shkaktoi dëmtime.
Libani është një tjetër vend që është bërë pjesë e bombardimeve pas konflikteve në Lindjen e Mesme.
Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme është reflektuar edhe jashtë rajonit. Gjatë natës një shpërthim i fortë u dëgjua pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Oslo.
Top Channel