Bajern Mynih nuk do të ketë në dispozicion një nga elementët më me eksperiencë në radhët e skuadrës, portierin Manuel Nojer, për ndeshjen e kësaj mesjave në Ligën e Kampioneve ndaj Atalantës.

Portieri kishte pësuar një dëmtim muskulor në ndeshjen e të premtes në darkë ndaj Borusia Mynshengladbah, të fituar me shifrat 4-1 nga bavarezët. 39-vjeçari kishte lajmëruar stafin mjekësor, por më pas kishte vendosur që të qëndronte në fushë deri në fundin e duelit.

Megjithatë, kontrollet e sotme kanë verifikuar një problem që do ta detyrojë Nojer që të qëndrojë jashtë fushave për të paktën një javë. Sipas “Bild”, kjo e bën të sigurt mungesën e tij në ndeshjen e mesjavës ndaj Atalantës. Bavarezët nuk duan të rrezikojnë praninë e Nojer në ndeshjet më vendimtare të sezonit, ndaj do të mundohen ta rikuperojnë për sfidën e dytë ndaj italianëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB