Rasti Bastoni është tema e konferencës së trajnerëve në prag të derbit, fjalët e Chivu dhe mesazhi i Allegrit
Vedat Muriqi bëhet sërish protagonist në kampionatin spanjoll të futbollit. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovë vazhdon të shënojë për skuadrën e Mallorcës dhe këtë radhë ai la gjurmë në ndeshjen me Osasunën në fushën e kësaj të fundit duke shënuar 2 gola, por kjo sfidë nuk pati fitues pasi u mbyll me barazimin 2-2.
Fillimisht Muriqi shënoi në minutën e 35 të takimit duke shfrytëzuar edhe një gabim të portierit të Osasunës që kishte dalë nga zona, në tentativën për të pasuar me kokë te shokët e tij të skuadrës. Në pjesën e dytë Muriqi shënoi edhe golin e dytë pas një kundërsulmi të Mallorcas duke e cuar rezultatin në 2-0.
Por skuadra ishullore nuk ishte në gjendje që të ruante këtë avantazh të dyfishtë pasi Osasuna shënoi me Barja dhe Budimir për të barazuar shifrat në 2-2, ndërkohë që të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me 10 futbollistë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Virgilit dhe Raul Garcia. Me dy golat e shënuar në Pamplona, Vedat Muriqi shkon në kuotën e 18 golave duke iu afruar akoma më shumë Kylian Mbappe që është me 23 gola, me francezin që është duke u përballur me një dëmtim.
Shiko këtu golin e parë të Muriqit
Shiko këtu golin e dytë të Muriqit
Top Channel